Menaxhimi i Ankesave në Zvilo Factor L.L.C
Zvilo Factor ka për qëllim të sigurojë që çdo klient të ketë mundësinë të parashtrojë ankesë në lidhje me shërbimet dhe produktet që ofrojmë. Ne jemi të angazhuar për të trajtuar çdo ankesë me profesionalizëm dhe transparencë.
Nëse nuk kemi arritur përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Zvilo Factor vlerëson secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankesë tuajën.
Në mënyrë që të pranojmë ankesën tuaj, ju lutem plotësoni formularin.
Nëse nuk dëshironi të shprehni pakënaqësinë tuaj përmes formularit online, ju lutem shqyrtoni opsionet e mëposhtme për të adresuar shqetësimin tuaj:
- E-mail në complaints@zvilo.com (të përfshihen: emri i kompanisë, emri, mbiemri, numri kontaktues dhe përshkrimi i çështjes tuaj);
- Sms në +383 45 444 668
- Me postë në adresën: Zvilo Factor LLC, Rr. Hekurudha, Nr.15, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Ne do të përpiqemi ta trajtojmë ankesën tuaj sa më shpejt, por ju informojmë se procesi mund të zgjasë deri në 15 ditë kalendarike, në varësi të kompleksitetit të ankesës.
Nëse nuk jeni të kënaqur me zgjidhjen e ofruar për ankesën tuaj, ju keni mundësinë t’i drejtoheni Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), dhe autoriteteve të tjera.